Prapa\Filmat\Filmat e Edicionit të 4-të\Lirak Çelaj - Cyrri EN > 

Cyrri


SINOPSISI

Fidaimi, personazhi kryesor, një burokrat servil. Jeta e tij monotone. Nënshtrimi ndaj eprorëve si dhe ndaj gruas, me qëllim që të realizojë ambiciet e tij të karrierës. Në zyre, ndaj atyre që me gradë janë më të vegjël është shumë i ashpër dhe arrogant. Një teshtimë dhe frika se ka humbur gjasat për avancim në karrierë ia ndërron jetën.

 

 

BIOGRAFIA

Lirak Çelaj, i lindur më 26 mars 1973, në Prishtinë. Fakultetin e Aktrimit në Universitetin e Prishtinës. Drejtor i Teatrit Kombëtar në Prishtinë (1999-2002), Anëtar i Parlamentit (2001-2004). Aktualisht drejton Teatrin e Pavarur “ODA” në Prishtinë. Ka luajtur në mese 10 filma dhe 20 shfaqje teatrale. Ka shkruar skenarin për TV serialin “Tre gjermanët e trashë” dhe ka luajtur në të.
Filmi “Qyrri” është i pari i tij në cilësinë e regjisorit.

 

 

Skenari dhe regjia:
Lirak Çelaj

Luajnë:

Ernest Malazogu,
Shengyl Ismaili
Alban Makolli
Adrian Morina

Organizator:
Alban Makolli